Kosova
“Ujmani s’duhet të jetë pjesë e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit. Haradinaj thotë se që prej 3 shtatorit është në dijeni se çështja e Ujmanit është njëra nga pikat e marrëveshjes.
“Kam komunikuar me të gjitha palët relevante, kam kërkuar që të hiqet si pikë, përndryshe nuk do të jemi pjesë e saj”, tha Haradinaj.
Në një bisedë për Rel, Haradinaj tha se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.
“Ujmani është një liqe që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe, ku edhe Serbia është palë lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar “është e papranueshme”.
“Nuk e ka përkrahjen time dhe të Aleancës. Nuk e di si do të jetë fati i kësaj marrëveshjeje. Unë apeloj te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë. Pra, një marrëveshje ku Ujmani është çështje e çfarëdo marrëdhënieje trepalëshe të mos e nënshkruajë, ku është edhe Serbia palë”, tha Haradinaj, duke shtuar se ndonëse i gëzohen arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ka disa elemente të tjera që janë të ndjeshme.
“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi në gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit, për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, tha ish-kryeministri Haradinaj.
Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të Kosovës, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.
Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.
“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, tha ai.
Në pyetje e Radios Evropa e Lirë se a mund të ketë sanksione nga amerikane ndaj tij nëse marrëveshja refuzohet , Haradinaj tha shkurtimisht që është e mundshme.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump pritet që sot të nënshkruajnë një dokument.
Ky dokument është thënë se përmban çështje ekonomike, por nuk janë dhënë më shumë detaje.
Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nisën më 3 shtator, nën ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.
Ndryshe, në delegacionin e Kosovës në Uashington janë ministrat nga AAK-ja, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashme, Meliza Haradinaj-Stublla. Në takimet e së enjtes në Shtëpinë e Bardhë ka marrë pjesë, krahas Hotit, edhe Selim Selimi.
Pas takimit të 3 shtatorit, O’Brien tha se palët kanë bërë “përparim të vërtetë”, ndërkaq kryeministri Hoti tha se marrëveshja do të finalizohet më 4 shtator.
Marrëveshja që pritet të nënshkruhet nuk është publikuar deri më tani.
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar Kompania ajrore në Zvicër jep deri në 15 mijë euro për të reduktuar stafin... -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet












