Lajme
Gjermania në listën e vendeve me rrezik e fut kantonin e Gjenevës dhe Vaud-it
Qeveria gjermane ka paralajmëruar ata që duan të udhëtojnë në kantonet perëndimore të Zvicrës si Gjeneva dhe Vaud, se tashmë këto dy vende janë në listën e vendeve që përbëjnë rrezik, përcjellë albinfo.ch.
Ky vendim është marrë të mërkurën në mbrëmje dhe si rezultat i këtij vendimi, të gjithë që kthehen nga këto kantone do të testohen.
Ky rregull i testimit, përveç banorëve gjerman do të vlejë edhe për të tjerë shtetas që hynë nga zonat e rrezikut.
Pas testimit, udhëtarët e kthyer duhet të futen në karantinë deri në daljen e rezultateve, thuhet nga autoritetet shëndetësore në Gjermani.
Ndryshe, një vend për tu futur në listën e vendeve me rrezikë në Gjermani duket të ketë 50 infeksione në ditë për 100,000 banorë, rradhazi për shtatë ditë.
Gjeneva, Vaud dhe Cyrihu janë vendet me numrin e infeksioneve të reja më të larta. Këto vende nga mendiat zvicrane po cilësohen edhe si ” kantone problamtike”.
Ndonëse Gjeneva dhe Vaud janë pjesë e listës, për Cyrihun nuk ka ende ndonjë paralajmërim nga Gjermania. /albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Një valë e re të nxehti pritet javën e ardhshme në Zvicër Meteorologët paralajmërojnë temperatura mbi 35 gradë dhe net tropikale në shumë rajone të vendit... -
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë















