Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania shtyn paralajmërimin e rrezikut për “vendet e treta” për 30 shtator
Nga tetori, Gjermania do të ketë kthim në një "sistem të diferencuar", në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Gjermanisë e ka shtyrë deri më 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vende të treta jashtë BE-së. Pas kësaj date, situata do të vlerësohet individualisht për secilin vend.
Paralajmërimi i përgjithshëm për rrezikun e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator, shkruan dw.de. Qeveria gjermane ka vendosur për zgjatjen, ka bërë të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke shuar për momentin shpresat e sektorit të udhëtimeve. Do të ishte mirë, nëse në Evropë (BE) do të kishte një rregullore të përbashkët, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.
Që nga tetori vlejnë kritere të veçanta për çdo shtet që bën pjesë në “vendet e treta”.
Nga tetori, Gjermania do të ketë kthim në një “sistem të diferencuar”, në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme bëri gjithashtu të qartë, se duke patur parasysh rritjen e numrit të rasteve të koronavirusit në vende të caktuara, mund të ndodhë që para fundit të muajit të lëshohen paralajmërime udhëtimi edhe për disa vende të BE-së.
Kështu, për shembull, numri i infeksioneve të reja aktualisht po rritet shumë shpejt në Francë, përcjell albinfo.ch. Përgjithësisht edhe në të ardhmen duhen pritur kufizime të udhëtimeve, tha ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












