Kuriozitete
“Apple” ka gati iPhone-t e rinj, së shpejti do të dalin në treg
Është bërë e ditur se iPhone 12 do të dalë shumë shpejt në treg. Zakonisht çdo vit që nga iPhone 5, smartphon-ët e rinj zbulohen në fillim të shtatorit. Por këtë vit gjërat janë ndryshe për iPhone, ashtu siç janë pothuajse për çdo gjë tjetër në planet.
Më e rëndësishme është se kur mund të dalë në treg telefoni i ri?
“Vitin e kaluar kemi nisur me shitjet e iPhone-t të rinj në fund të shtatori, ndërsa këtë vit presim që furnizimi të jetë i disponueshëm disa javë më vonë”, ka thënë Luca Maestri, CFO i “Apple”.
Sa javë më vonë? “Zakonisht Iphone del në shitje në dyqan në fund të shtatorit, unë mendoj maksimumi tri javë – katër, do të ishte një muaj, apo jo?”, shtoi Luca. Ky i fundit tha se vitin e kaluar ishte e premte, 20 shtator, kur dolën në treg telefonët e rinj, ndërsa tani mund të jetë 9 ose 16 tetor.
Herët apo vonë? Me siguri, “Apple” dëshiron sa më shpejt të jetë e mundur. Është periudha e blerjeve më të mëdha të viti, pasi është edhe sezoni i pushimeve dhe festave. Prandaj sa më shpejt, aq më mirë. “Apple” do të nxjerrë katër versione të iPhone këtë vit – 12, 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max, me madhësi të ekranit përkatësisht 5.4, 6.1, 6.1 dhe 6.7 inç.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve













