Kosova
Kosovë: 950 zyrtarë të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë
Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t`i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë, ku theksohet se përveç kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.
“Në linkun në vijim mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë dhe listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar. Linku: https://akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/173/subjektet-deklaruese-dhe-lista-e-zyrtarve/173. Duke marr pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale përgjegjëse, ngjarja e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë pasurisë u realizua në prezencë të ekipit të Radio Televizionit Publike të Kosovës (RTK)”, thuhet në njoftim
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Krimet e të miturve dhe shkeljet rrugore në rritje Shkeljet e kodit rrugor regjistrojnë +83% krahasuar me vitin 2020, ndërsa dënimet që lidhen me krimet... -
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit












