Lajme
KE: Rezultatet e testit COVID-19 nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë
Rezultatet e testit për koronavirusin e ri nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë, me qëllim mundësimin e një gjurmimi real të kontakteve të mundshme, tha sot Komisioni i BE-së
“Testimi i tërë rasteve në të gjithë popullatën me simptoma të përputhshme me COVID-19, duke përfshirë ato të lehta, duhet të jetë përparësi”, tha KE në udhëzimet e botuara.
“Për ta arritur këtë, popullata duhet të ketë qasje të lehtë në testim dhe të inkurajohet të kërkojë testim menjëherë kur shfaqen simptoma të përputhshme me COVID-19”, vazhdoi KE.
Rekomandimet e KE-së përkojnë kryesisht me ato të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Parlamenti Europian, në përputhje me KE-në, miratoi të enjten një rezolutë, sipas së cilës rezultatet e testit të koronavirusit duhet të njihen reciprokisht në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se duhet të krijohet kapacitet i mjaftueshëm për testim.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













