Kosova
Kosovë: 3 të vdekur dhe 63 raste me COVID 19
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar raportin 24 orësh, në të cilin thuhet se tre persona kanë humbur jetën, kurse 63 të tjerë janë infektuar me COVID 19 brenda 24 orëve të fundit.
Ky është njoftimi i plotë:
126 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror).
Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit












