Koronavirusi: çast pas çasti
Banka Botërore: Pandemia do të varfërojë miliona njerëz
Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.
Pa veprime të shpejta të qeverive, “goditja e trefishtë” nga virusi, nga masat e izolimit dhe nga recesioni global mund të shkaktojë dëme për vitet që vijnë, tha Banka Botërore.
Sipas saj, sëmundja, pasiguria ushqimore, humbja e vendeve të punës dhe mbyllja e shkollave “mund të çojnë në keqësim të kapitalit njerëzor dhe në humbje të të ardhurave që zgjasin gjithë jetën”.
Paralajmërimi vjen pasi varfëria, sipas Bankës Botërore, ka pësuar rënie dramatike në pjesën më të madhe të Azisë Lindore, gjatë dy dekadave të fundit.
Banka Botërore e cilëson të varfër secilin që jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë.
Në muajin maj, Banka Botërore ka paralajmëruar se rritja globale mund të tkurret me 5%, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Ajo po ashtu ka thënë se deri në 60 milionë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri ekstreme – që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në muajin mars.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













