Lajme
Çmimi Nobel për Mjekësi, tre shkencëtarëve që zbuluan virusin Hepatit C
Tre shkencëtarët që kanë zbuluar virusin Hepatit C e kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi.
Fituesit janë britaniku Michael Houghton dhe amerikanët Harvey Alter e Charles Rice, shkruan BBC.
Komiteti i Çmimit Nobel ka thënë se zbulimet e tyre përfundimisht “kanë shpëtuar miliona jetë”.
Virusi është shkaktar i zakonshëm i kancerit të mëlçisë dhe arsye kryesore pse njerëzve u nevojitet transplanti i mëlçisë.
Në vitet 1960-ta kishte shqetësim të madh se njerëzit që po marrin transfuzion të gjakut të dhuruar, po marrin hepatit kronik nga një sëmundje misterioze e panjohur.
Mirëpo kontrollime shumë më të ndjeshme të gjakut nënkuptojnë se rastet tash janë eliminuar në shumë pjesë të botës, dhe ilaçe efikase antivirale po ashtu janë zhvilluar.
“Për herë të parë në histori sëmundja tash mund të shërohet, duke rritur shpresat që të eliminohet virusi Hepatit C nga bota”, është thënë nga Komiteti.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














