Lajme
Mustafa zbulon pas 5 vjetësh letrën e BE-së
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zbuluar një letër që e kishte marrë më 24 gusht 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit, nga tashmë ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, ku ishte siguruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Mustafa thotë se nuk ka dashur ta zbulojë këtë letër, edhe pse siç tha ai përmes një shkrimi në Facebook, është akuzuar shpesh dhe pabazë.
Letrën e ka nxjerrë pak orë pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe në kohën kur Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit.
“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do të ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implementimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”, thuhet në letrën e Mogherinit nisur Mustafës.
Mustafa thotë se këtë letër ia ka prezantuar edhe Lajçakut në takimin që pati sot në mëngjes.
“Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV-ja dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja”, ka thënë Mustafa.
Në të vërtetë, serbët insistojnë për një asociacion me kompetenca ekzekutive, ndërkohë që Kosova po e konsideron si temë të mbyllur.
Me aktgjykimin e Kushtetueses, 23 pika të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit janë shpallur antikushtetuese.
Letra e Mogherinit e postuar në Facebook nga Isa Mustafa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave














