Lajme
Ekspertët zviceranë të ekspertizës në rastin ‘Dehari’ më 22-23 tetor vijnë në Kosovë
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka publikuar një ftesë nga Prokuroria Speciale për t’u paraqitur në lokalet e policisë në Prishtinë me datë 22 dhe 23 tetor për të marrë pjesë në punën e planifikuar me ekspertët e Qendres Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët do të sqarohen lidhur me ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.
Avokati Tomë Gashi, ndërkohë, ka vazhduar të japë interpretime personale të rastit Dehari. Ka thënë se është bërë rikonstruktimi i vendit të ngjarjes ku ka vdekur ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte i dyshuar për sulm terrorist mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
“Ne nuk dijm qka ka bere Prokuroria dhe te tjerert ne qelin A3 , ku e mbajten 78 dit Astritin pa e marr ne pytje asnji her zyrtarisht.!?”, ka shkruar Gashi, në një reagim në Fb.
Ekspertiza zvicerane askund nuk kishte vërtetuar se Astrit Dehari ishte vrarë apo kishte bërë vetëvrasje, por, aty ishin kërkuar hetime shtesë për të vërtetuar mënyrën se si ka vdekur studenti i mjekësisë, duke nxjerr një përfundim se është pak e besueshme se i njëjti të ketë kryer vetëvrasje. Kishin kërkuar hetime për të vërtetuar nëse edhe dikush i tretë është përfshirë në vdekjen e tij.
Ndërkohë, Tomë Gashi, prej ditës së parë, ka nxjerr përfundime personale se Dehari është vrarë.
“Tani na ftojn te marrim pjese ne punen me expert zviceran qe do te japin sqarime lidhur me expertizat e tyre qe e vertetuan vrasjen e Astriti ne burg”, ka shkruar Gashi.
Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 derisa ishte duke u mbajtur si i paraburgosur nën dyshimin se bashkë me një grup tjetër kishin organizuar sulmin terrorist ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Dehari nuk ishte marrë në pyetje pavarësisht se kishte qëndruar gati tre muaj në paraburgim. Derisa procesi gjyqësor ndaj grupit tjetër të akuzuar për sulm terrorist është kthyer në fillim dhe ende s’ka rinisur procesi gjyqësor.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla