Shqipëria

Ekspertët zviceranë kontrollojnë Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti”

Një ekip ekspertësh nga Zvicra ka nisur kontrollet në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti” dhe në Muzeun Etnografik për të konstatuar nëse kanë pësuar dëme nga tërmeti.

Kjo vjen pas konstatimit të dëmeve në Kullën e Kalasë së Krujës.

Ndërkohë xhenierët e Forcave të Armatosura po vijojnë punën për hapjen e furnelave për shembjen e kontrolluar te objektit 5-katësh në Shkozet me eksploziv.

Dëmet vazhdojnë të dalin dita-ditës pas një tjetër godine të shkatërruar nga tërmeti. Bëhet fjalë për një 4-katëshe në lagjen nr. 14 në Shkozet në Durrës. Kati i parë ishte market, i dyti lokal dasmash dhe dy të tjerët hotel, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.