Lajme
Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut
Deri më tani, të dhënat së pari janë përcjellë në nivelin federal, e pastaj i janë kthyer kantonit. Kjo ecuri, për autoritetet e Cyrihut ka qenë e papranueshme
Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të lartë me detyrimin për karantinë. Informacioni pastaj përcillet në gjurmimin e kontaktit, shkruan sda.
Kompanitë ajrore kanë filluar që nga e hëna të përcjellin detajet e kontakteve përmes formularëve të mbushur nga pasagjerët në policinë e aeroportit, transmeton albinfo.ch. Policia e aeroportit regjistron të dhënat nga pasagjerët që jetojnë në kantonin e Cyrihut dhe i përcjell ato te departamenti i shëndetësisë. Dhe, sipas një deklarate nga Policia e Kantonit të Cyrihut, Departamenti i shëndetësisë mund të sigurojë në mënyrë efektive gjurmimin e kontakteve.
Ndryshimi është se deri më tani, të dhënat së pari janë përcjellë në nivelin federal e pastaj i janë kthyer kantonit. Kjo ecuri, për autoritetet e Cyrihut ka qenë e papranueshme dhe burokratike, prandaj ka vendosur që ta realizojë vet këtë proces.
Ministri përgjegjës (drejtor për siguri) në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut Mario Fehr ka informuar mediat rreth këtyre masave të zbatimit të mërkurën pasdite në konferencën e mbajtur në Aeroportin Kloten, përcjell albinfo.ch.
“Është thelbësore që masat e marra të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme”, citohet drejtori i sigurisë në një njoftim nga policia e kantonit. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur në mënyrë efektive popullsinë nga virusi i koronës.
Prandaj, personat e dyshimtë raportohen në polici përmes gjurmimit të kontakteve në rastet kur ka indikacione për mospërfillje të detyrimit të raportimit dhe karantinës, transmeton albinfo.ch. Nëse rezulton se karantina ose detyrimi i raportimit nuk është përmbushur, autorët mund të dënohen. Ata mund të gjobiten deri në 10.000 franga.
Qëndrimi është që udhëtarët të cilët nga vendet e rrezikut, të përcaktuara nga qeveria federale me një rrezik të rritur të infeksionit të koronës duhet të shkojnë menjëherë në karantinë. Ndërkaq drejtoria e shëndetësisë duhet të njoftohet brenda dy ditësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025














