Lajme
Evropa shënon mbi 200,000 raste të reja me koronavirus në një ditë
Vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka dyfishuar rastet e reja në dhjetë ditët e fundit.
Sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, rajoni ka kaluar 200,000 raste të reja brenda një dite, për herë të parë më 22 tetor, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Evropë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në kontinent aktualisht qëndron në 5.3 milionë, ndërsa numri i viktimave është afër 205,000.
Spitalet në gjithë Evropën janë nën presion, edhe pse pranimet për koronavirus janë nën gjysmën e niveleve që kanë qenë në kulmin e pandemisë, gjashtë muaj më parë.
Në Republikën Çeke, tash për tash vendin e goditur më së keqi në Evropë, qeveria miratoi një plan për pranimin e rreth 300 profesionistëve shëndetësorë ushtarakë nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që do të ndihmojnë në trajtimin e fluksit të pacientëve me koronavirus.
Në Belgjikë dhe vende të tjera, spitalet janë duke shtyrë trajtimet jourgjente.
Koronavirusi në gjithë botën ka infektuar mbi 41.6 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 28.3 milionë janë shëruar.
Koronavirusi është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, është përhapur në rreth 200 vende të botës.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë Çmimi i bërjes shtetas zviceran në Bazel-City do të bjerë ndjeshëm – nga 1,750 në 900... -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane












