Kosova
Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirus.
“Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit COVID-19. Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po trajtojnë pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje.
Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin.
Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kujdes lidhur me trajtimin me plazmë të gjakut, pasi ka thënë se ky trajtim është i një “cilësie të dobët”.
Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut. Dhe kjo metodë është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje në Kosovë. Disa infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm për një procedurë të tillë nëse merret vendim nga autoritetet kompetente.
Sipas shifrave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë deri më 27 tetor, nga koronavirusi janë shëruar 15,198 persona.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











