Lajme
Ministri i brendshëm: Bëhet fjalë për sulm terrorist i cili po vazhdon
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer posa tha në ORF se me sa duket ishte një sulm terrorist. "Sulmi është ende në vazhdim"
Në sulmin që u bë sonte në Vjenë, pati disa të plagosur rëndë dhe mediat shkruajnë po ashtu edhe për disa të vdekur.
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer ka thënë për ORF se “me sa duket ishte një sulm terrorist.2 “Sulmi është ende në vazhdim”, ka shtuar Nehammer, transmeton albinfo.ch.
Ai ka theksuar se në lidhje me sulmin, kishte disa të plagosur dhe “ndoshta edhe të vdekur”.
“Është e vështirë të thuash diçka më saktësisht në këtë moment”. Agjencia austriake e lajmeve APA ka raportuar, duke cituar Ministrinë e Brendshme, se është bërë një arrestim.
Njëri nga autorët e krimit thuhet se ka vdekur, një tjetër mund të ketë qenë në arrati. Sipas një zëdhënësi të ministrisë, një polic është qëlluar dhe është plagosur rëndë në shkëmbimin e zjarrit pranë sheshit Schwedenplatz.
Për këtë polic, ka media që thonë se ndërkohë ka vdekur nga plagët e marra por nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar rreth kësaj.
Po ashtu disa media shkruajnë për 7 persona të vdekur por për këtë mungon konfirmimi i autoriteteve zyrtare.
Ende nuk është konfirmuar nëse sinagoga aty pranë ishte shënjestra e sulmit, ka thënë zëdhënësja, përcjell albinfo.ch. Sfondi i ngjarjes fillimisht ishte i paqartë.
Një reporter i ORF ka raportuar se pjesë të mëdha të qendrës së qytetit ishin rrethuar dhe policia po kërkonte edhe autorin tjetër të përfshirë në sulm.
Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara, flitet për disa pengmarrje në disa restorante në lagjen 6 dhe 7 të Vjenës, transmeton albinfo.ch. Policia vjeneze ka mobilizuar një numër të madh policësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran u godit nga rrufeja dhe u detyrua të devijonte fluturimin Pasagjerët nuk kanë arsye për t'u shqetësuar lidhur me ngjarjen, siguron Swiss. Incidente të tilla ndodhin... -
Shefi i bankës Julius Baer merr 10 milionë franga më shumë se ai i UBS -
Aargau ka dëbuar më shumë kriminelë të huaj sesa ishte raportuar më parë -
Çokollata po bëhet luks: Në cilat shtete janë rritur çmimet më shumë -
Plaku nuk lë trashëgimtarë – 1.6 milionë mbeten për kantonin dhe komunën













