Kosova
Vjosa Osmani pranon zyrtarisht pozitën e presidentes së Kosovës
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e presidentes së Kosovës.
“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.
Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Osmani pritet t’u drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.
Ndërkohë sot ish-presidentit Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale.
Thaçi në një konferencë për media bëri të ditur edhe dorëheqjen e tij, pasi siç tha ai “s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti, prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













