Lajme
Mjekët alarmojnë: Masat e ndërmarra nuk mjaftojnë për luftimin e virusit
"Për momentin nuk duket se masat e marra në luftën kundër koronavirusit do të jenë të mjaftueshme". Këtë e ka deklaruar sot Matthias Ackermann, kreu i task forcës federale Covid
Profesionistët e shëndetësisë në Zvicër janë përgjithësisht të pakënaqur me masat që janë ndërmarrë deri më sot për frenimin e pandemisë së koronavirusit. ato, sipas tyre, janë të pamjaftueshme dhe jo sa duhet të rrepta, në raport me situatën.
“Për momentin nuk duket se masat e marra në luftën kundër koronavirusit do të jenë të mjaftueshme”. Këtë e ka deklaruar sot Matthias Ackermann, kreu i task forcës federale Covid, në konferencën për shtyp të mbajtur pasdite, shkruan 20minuten.ch.
Pothuajse 10 ditë pasi qeveria federale ka ashpërsuar masat (të mërkurën e kaluar), situata me koronavirusin në Zvicër nuk është zbutur.
As Anne Lévy, drejtoreshë e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), nuk e sheh gjendjen si shumë shpresëdhënëse: “Rezervat e shtretërve të kujdesit intensiv janë ulur. Ne jemi goxha të ngarkuar, aktualisht kemi rreth 25 përqind rezervë “, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa Thomas Steffen, mjek i kantonit të Basel-Stadt dhe anëtar i bordit të Shoqatës së Mjekëve Kantonalë, e ka qartësuar më tej situatën: “Nëse nuk ka përmirësime të dukshme, do të jenë të nevojshme masa të mëtejshme drastike”.
Ushtria është e nevojshme në Gjenevë
Qëllimi vazhdon të jetë i njëjtë si gjithmonë: të parandalojmë një mbingarkesë të sistemit të kujdesit shëndetësor. Por koha për të përjetuar këtë skenar tashmë po kërcënon të afrohet, përcjell albinfo.ch. Angazhimi i parë ushtarak është aprovuar tashmë në kantonin e Gjenevës pasi sistemi civil shëndetësor është në kufijtë e mundësive të tij. Në Freiburg, mjeku Nicolas Blondel ka paralajmëruar tri ditë më parë për një katastrofë shëndetësore.
“Politikanët tani duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur mbingarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe për të mbrojtur personelin infermieror, transmeton albinfo.ch. Nëse kjo mund të arrihet vetëm përmes ashpërsimit të sërishëm të masave, shoqata jonë do ta mbështesë atë “, thotë Yvonne Ribi, drejtoreshë menaxhuese e Shoqatës Profesioniste Zvicerane për Profesionistët e Infermierisë.
Ribi paralajmëron se situata duket se do të përkeqësohet: “Realiteti është që ne kishim shumë pak staf para pandemisë. Tani ne duhet të bëjmë gjithçka për të liruar kapacitetet për kujdesin e pacientëve me Covid – si në spitale ashtu edhe në kujdesin afatgjatë “.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












