Tematike
Hollësi të reja rreth aksidentit, ku humbi jetën 15-vjeçari shqiptar
Sipas zëdhënësit të policisë, policia e kantonit Fribourg nuk ka prova se para aksidentit ka pasur përleshje në Sugiez
Aksidenti i rëndë që ndodhi në mbrëmjen e të shtunës në Sugiez (Friburg), në të cilin humbi jetën një adoleshent me prejardhje nga Kosova, duke se ka ardhur si pasojë e një grindjeje mes dy grupeve të të rinjve, shkruajnë shumë media zvicerane.
Albinfo.ch ka kontaktuar me familjarë të të ndjerit, por ata tani për tani nuk duan të komentojnë ngjarjen për publikun. Ajo që dihet është se A. R., ka qenë djali i vetëm i familjes R., me prejardhje nga fshati Panorc i Malishevës, e cila ka edhe dy vajza.
Të shtunën në mbrëmje, dy grupe adoleshentësh janë përleshur në Murten, kantoni i Fribourgut. Pasi policia i ka ndarë grupet në stacionin e trenit në Murten, përleshja, sipas mediave, është bartur në stacionin e trenit në Sugiez ku dhe ka ndodhur aksidenti fatal. Por, policia thotë se nuk ka informacione që aksidentit t`i ketë prirë ndonjë përleshje në stacionin në Sugiez, transmeton albinfo.ch.
Siç është raportuar tashmë, i riu 15-vjeçar ka vrapuar në shina dhe nuk ka vënë trenin që po afrohej. Ai ka vdekur në spital nga plagët e marra.
I ndjeri është 15-vjeçari A. R. * Këtë e ka konfirmuar edhe komuna e Malishevës në faqen e saj të internetit, të dielën në mbrëmje. Familja e A. R. është me prejardhje nga fshati Panorc, i komunës së Malishevës dhe jeton në Neuchâtel, Zvicër.
“Luftë grupesh midis adoleshentëve”?
Stacioni i trenit në Sugiez është një vend takimi i preferuar për të rinjtë nga rajoni. Një banor që jeton drejtpërdrejt përballë stacionit të trenit thotë për rreth 20 minuta: “Në fundjavë shpesh ka shumë të rinj atje, por dje kemi dëgjuar britma dhe trenin duke frenuar fort”.
Banorë të tjerë të fshatit konfirmojnë se shumë të rinj mblidhen rreth stacionit të trenit, veçanërisht në mbrëmjet e fundjavës. Është një luftë e vërtetë grupesh midis adoleshentëve nga Neuchâteli dhe Murteni, thotë një banor.
Policia ndërhyri për të shuar konfliktin
Sipas zëdhënësit të policisë, Yvan Buchs, policia e kantonit Fribourg nuk ka prova se para aksidentit ka pasur përleshje në Sugiez, përcjell albinfo.ch: “Në këtë rast specifik, ne u informuam se një grup i madh i të rinjve ishin mbledhur në stacionin e trenit në Murten. Ne ndërhymë për të siguruar nëse po respektoheshin masat në fuqi për shkak të krizës së Koronës “. Gjatë bisedës me të rinjtë, policia ka mësuar se një grup i dytë nga Neuchâtel ishte në rrugë për të marrë pjesë në një konflikt.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis