Koronavirusi: çast pas çasti
Zvicra, dyfish më shumë raste se sa mesatarja e BE-së
Vendi Alpin nuk është nën një bllokim të plotë, por infeksionet e tij për frymë këtë muaj kanë qenë rreth dyfishi i mesatares së BE-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se Evropa përbënte pothuajse gjysmën e katër milionë rasteve të reja të koronavirusit në botë javën e kaluar. Ajo kishte më shumë raste të reja se çdo kontinent tjetër, me 46% të totalit në gjithë botën.
Por, numri COVID-19 i Evropës ra me 10% krahasuar me javën e kaluar pas “forcimit të shëndetit publik dhe masave sociale” në rajon, sipas OBSH-së.
Ndërsa rastet ranë, numri i vdekjeve u rrit në një total prej më shumë se 29,000 – duke përbërë 49% të të gjitha vdekjeve në gjithë botën.
Rritja më e madhe e rasteve të koronavirusit ishte në Austri, e cila pa një rritje prej 30% të rasteve të reja krahasuar me javën e kaluar.
Vendi më i goditur në Evropë është Belgjika, e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve COVID-19 për frymë në botë, 129 vdekje për 100,000 njerëz. Spanja është e dyta më e prekura, me 89 vdekje për 100,000, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Virologu Steven Van Gucht, nga grupi shëndetësor i qeverisë Sciensano, tha se mesatarja ditore e vdekjeve në vend tani qëndronte në 185 persona, një rënie prej 5% krahasuar me mesataren e një jave më parë.
Spitalet e Zvicrës po përpiqen të përballojnë një rritje të madhe të pacientëve të ICU, një kontrast me valën e parë relativisht të lehtë të pandemisë. “Njësitë e kujdesit intensiv zviceran janë në kufirin e kapacitetit të tyre të rregullt të shtretërve,” tha Shoqata Zvicerane për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv.
Të gjithë 876 shtretërit e certifikuar të ICU-së në vend u zunë të mërkurën dhe mjekët kanë këshilluar njerëzit e pambrojtur të shkruajnë një testament që tregon nëse do të dëshironin të merrnin life-support për jetën nëse sëmureshin rëndë.
Andreas Stettbacher, kirurg i përgjithshëm i forcave të armatosura zvicerane tha se ishin në dispozicion edhe 240 shtretër të tjerë të certifikuar. Ushtria zvicerane është thirrur për të mbështetur përpjekjet në gjithë vendin.
Vendi Alpin nuk është nën një bllokim të plotë, por infeksionet e tij për frymë këtë muaj kanë qenë rreth dyfishi i mesatares së BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër














