Lajme
Berset: “Presim që vaksinimi të nisë nga fillim i vitit dhe të jetë falas”
Qëllimi është që vaksinimi të jetë falas, ka thënë Berset. "Është planifikuar që Qeveria Federale të paguajë një shumë të madhe ashtu si dhe sigurimet shëndetësore etj.
Qeveria Federale aktualisht po punon intensivisht në aprovimin e vaksinave kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka njoftuar se vaksinimi do të fillojë “në fillim të vitit të ardhshëm”, njofton srf.ch.
Por, ka thënë ai, nuk do të ketë miratim emergjent.
Zvicra ka identifikuar produktet që kanë dalë më shpejt në treg dhe që funksionojnë më mirë, është shprehur Berset në konferencën për media, të enjten në Bernë, transmeton albinfo.ch. “Ne jemi të pozicionuar mirë”. Disa vaksina të ndryshme aktualisht janë duke u testuar nga Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic.
Vaksinimet do të fillojnë pasi të miratohen, ka thënë Berset. Ai, duke iu referuar pandemisë aktuale ka folur për “sfidën më të madhe logjistike në kujdesin shëndetësor të të gjitha kohërave”. Kantonet do të jenë përgjegjëse për të siguruar që popullata mund të vaksinohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Qëllimi është që vaksinimi të jetë falas, ka thënë më tutje Berset, përcjell albinfo.ch. “Është planifikuar që Qeveria Federale të paguajë një shumë të madhe, që sigurimet shëndetësore të paguajnë gjithashtu një shumë dhe do të ketë gjithashtu një kontribut nga kantonet.”
Berset ka shtuar se rreth asaj se kush duhet të vaksinohen të parët, po diskutohet aktualisht. Përcaktimi i përparësive varet nga vaksina dhe rezultatet, ka plotësuar ekspertja Nora Kronig.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












