Lajme
Kantonet e kritikuara kanë kuptuar mesazhin: Ato do të shtrëngojnë masat
Kërcënimi i ministrit Berset me sa duket ka arritur në kantone
Të premten, dje, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset u ka drejtuar, në mënyrë indirekte disa prej kantoneve gjermanishtofolëse një ultimatum. Nëse ato nuk marrin masa më të rrepta deri të martën, Këshilli Federal do të detyrohet të ndërhyjë vetë, shkruan srf.ch.
Kantonet si Solothurni, Thurgau dhe St. Galleni janë ende në mes të valës së dytë, me numrin e infeksioneve që po shënon rritet në disa raste. Kërcënimi me sa duket ka arritur në kantone, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), Lukas Engelberger, e ka konfirmuar këtë për SRF News. “Marrëveshjet janë tashmë në progres. Supozoj se do të shohim masa të reja javën e ardhshme”, është shprehur ai.
Të martën, më 9 dhjetor, Këshilli Federal planifikon të bëjë një vlerësim të ri, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast ai do të shohë nëse kantonet si St. Galleni dhe kantonet tjera të përmendura më lartë po bëjnë mjaftueshëm në situatën e tashme kritike.
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














