Lajme
Ministri Parmelin në karantinë, dyshohet për infektim me virusin e ri “britanik”
Tani ai është vendosur në karantinë për shkak të rregulloreve të ndryshuara për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe
Ministri federal për Çështjet Ekonomike, Guy Parmelin ka qëndruar në Londër nga 14 deri më 15 dhjetor për të nënshkruar një marrëveshje.
Tani ai është vendosur në karantinë për shkak të rregulloreve të ndryshuara për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe, të vendosura sot. shkruan srf.ch.
Një zëdhënës i ministrisë që drejton Parmelin, ka konfirmuar për SRF News raportet përkatëse të mediave, transmeton albinfo.ch. Karantina e Parmelin do të zgjasë deri më 24 Dhjetor. Por ai nuk ka simptoma të Covid-19.
Në karantinë është vendosur i gjithë delegacioni me pesë anëtarë që ishte në Londër në kohën në fjalë.
Kushdo që ka ardhur në Zvicër nga Britania e Madhe ose Afrika e Jugut që nga 14 dhjetori duhet të vendoset në karantinë për dhjetë ditë. Këtë vendim e ka marrë sot Këshilli Federal.
Kjo bëhet për të parandaluar përhapjen e variantit të sapo zbuluar, të koronavirusit, i cili konsiderohet më ngjitës se ai i pari. Ky virus i ndryshuar është zbuluar në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.
Parmelin është zgjedhur nga Parlamenti, në përbërje të të dy dhomave, president i federatës për vitin 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















