Lajme
Zviceranët së shpejti nuk mund të shkojnë në Britani pa pasaporta
Nga 1 tetori i vitit 2021 ata do të detyrohen të tregojnë pasaportën për një udhëtim në Londër. Karta e identitetit (letërnjoftimi, "Ausweis"-i) nuk është më e mjaftueshme
Sikur në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, zviceranët edhe në Britaninë e Madhe kanë mundur të udhëtonin me letërnjoftimi, pa pasur nevojë për pasaportë. Por, kjo tashmë i takon të kaluarës.
Pas muajve të lodhshëm të negociatave, BE dhe Britania e Madhe më në fund kanë arritur marrëveshjen: Pakti i tregtisë së Brexit-it ka hyrë në fuqi në prag të Krishtlindjes, transmeton albinfo.ch.
Dhe, daljen përfundimtare të Britanisë së Madhe nga BE-ja, do ta ndiejnë edhe zviceranët. Kështu, ata, që nga 1 tetori i vitit 2021 do të detyrohen të tregojnë pasaportën për një udhëtim në Londër, shkruan blick.ch. Karta e identitetit (letërnjoftimi, “Ausweis”-i) nuk është më e mjaftueshme.
Kjo rregullore e re vlen jo vetëm për zviceranët, por edhe për vizitorët nga Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Arsyeja për këtë ndryshim është se, sipas britanikëve, kartat e identitetit janë shumë të pasigurta, përcjell albinfo.ch. Me detyrimin për pasaportë, synohet rritja e sigurisë së Britanisë së Madhe, thonë autoritetet.
Megjithatë, nuk është gjithçka aq e zymtë: qytetarët zviceranë nuk do të kenë nevojë për vizë nëse duan të shkojnë në Britani të Madhe, pas pandemisë së koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















