Lajme
Kroacia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit. Deri më tani nuk ka informacione mbi dëmtimet e mundshme dhe viktimat. Ende priten të dhënat për dëmet.
Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndierë pas orës 12:00 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Qendra Sizmiologjike Euro-mesdhetare (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit, shkruan REL.
Deri më tani nuk ka informacione mbi dëmtimet e mundshme dhe viktima. Ende priten të dhënat për dëmet.
Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Kryqi i Kuq tha se në qytetin e Petrinjës, 58 kilometra nga Zagrebi, situata është shumë serioze dhe se ekipet e Kryqit të Kuq janë në terren.
EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmete të kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, është drejtuar menjëherë në zonën e tërmetit.
“Kemi mobilizuar të gjitha shërbimet për të ndihmuar njerëzit dhe për të pastruar pjesët e shkatërruara. Tani, kryesore është të shpëtojmë jetë njerëzish”, ka shkruar Plenkoviq në Twitter.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri thirrje për përmbajtje dhe të respektohen masat kundër koronavirusit edhe në vendet e hapura.
Centrali bërthamor në Krsko të Sllovenisë është mbyllur si një masë paraprake, tha të martën zëdhënësja e uzinës.
“Unë mund të konfirmoj mbylljen si masë parandaluese”, i tha AFP -së zëdhënësja Ida Novak Jerele.
Një ditë më herët (28 dhjetor) një tërmet i moderuar dridhi pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa.
Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Në muajin mars një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














