Lajme
Rënie e madhe e kalimit të paligjshëm të kufirit në BE për shkak të koronës
Rënia ishte më qartë e dukshme në rrugën lindore të Mesdheut për në Greqi. Kjo rrugë ka regjistruar 76 për qind më pak kalime të paligjshme të kufirit
Numri i kalimeve të paligjshme të kufirit në Bashkimin Evropian ka rënë në vitin 2020 në nivelin më të ulët që nga viti 2013. Siç ka njoftuar të premten agjencia e mbrojtjes së kufijve të BE, Frontex, vitin e kaluar janë regjistruar rreth 124,000 hyrje të paautorizuara nëpër kufijtë e jashtëm të BE, shkruajnë agjencitë e lajmeve DPA dhe SDA.
Kjo rënie prej 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar ka të bëjë me kufizimet e udhëtimit, të vendosura për shkak të pandemisë së koronës, janë shprehur autoritetet e Frontex-it, me seli në Varshavë.
Rënia ishte më qartë e dukshme në rrugën lindore të Mesdheut për në Greqi, transmeton albinfo.ch. Kjo rrugë ka regjistruar 76 për qind më pak kalime të paligjshme të kufirit, përkatësisht rreth 20,000 sosh.
Rruga perëndimore e Mesdheut midis Afrikës së Veriut dhe Spanjës është përdorur për rreth 17,000 kalime të paligjshme të regjistruara kufitare, që korrespondon me një rënie prej gati 30 për qind.
Në të kundërt është rritur për më shumë se dyfish numri i kalimeve të paligjshme të kufirit në rrugën mesdhetare qendrore për në Itali dhe Maltë, ku u kapën 35,500 njerëz. Ndërsa 27,000 njerëz që kanë kaluar në rrugën e Ballkanit Perëndimor janë pothuajse 80 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Frontex ka regjistruar një rritje të tetëfishtë vitin e kaluar në Ishujt Kanarie, të cilat i përkasin Spanjës. Me 22,600, numri atje u ngjit në vlerën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve, në 2009, përcjell albinfo.ch. “Trafikantët shpesh kanë përdorur anije të mëdha peshkimi që të mund të transportonin një numër të madh njerëzish nga vendet e Afrikës Perëndimore si Mauritania, Senegali dhe Gambia”, thuhet në njoftimin e Frontex-it.
Siria mbetet në krye midis vendeve të origjinës së migrantëve, e ndjekur nga Tunizia, Algjeria dhe Maroku. Sipas Frontex-it, përqindja e burrave midis migrantëve që u përpoqën të shkonin në Evropë është rritur, transmeton albinfo.ch. Përqindja e grave ka rënë nga 25 në më pak se dhjetë për qind në vitin 2020. Përpjesa e fëmijëve gjithashtu ka rënë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit














