Futboll
Forbes: Shqiptarja e suksesshme dhe rrugëtimi i saj në futboll
Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka lindur në Krisianstad të Suedisë dhe tani luan si sulmuese për ekipin e femrave të Real Madrid.
Kujtojmë se futbollistja nga Mitrovica shkëlqeu me Suedinë në vitin 2019 në Kampionatin Botëror të femrave, ku në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, është shpërblyer me çmimin ‘Sulmuesja më e mirë e vitit’.
Po ashtu, kosovarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”, në konkurrencën e femrave në vitin e kaluar. /Albinfo.ch.
Në një intervistë për revistën ‘Forbes’, shqiptarja e suksesshme tregon për gjithë rrugëtimin, sukseset dhe misionin e saj.
“Unë kam lindur në Suedi, por jam me prejardhje shqiptare. Brenda meje ndjej një përgjegjësi për të luftuar edhe për ato vajza që kanë prejardhje të ndryshme dhe të tregoj se të gjitha ëndrrat e tyre janë të mundshme”, shprehet Kosovare Asllani.
https://www.forbes.com/…/kosovare-asllani-believes…/..
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












