Koronavirusi: çast pas çasti
Gates flet për teoritë konspirative rreth koronavirusit
Që kur pandemia nisi një vit më parë, miliona teori konspirative janë përhapur në internet
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha se është befasuar nga numri i teorive të “çmendura” dhe “djallëzore” që janë përhapur mbi të në mediat sociale gjatë pandemisë, por shtoi se do përpiqet të zbulojë çfarë fshihet pas tyre. Në një intervistë për Reuters, Gates tha se miliona postimet në rrjet dhe teoritë e çmendura konspirative mbi të dhe ekspertin shëndetësor Anthony Fauci, kanë ndodhur për shkak të kombinimit të një pandemie të frikshme dhe mediave sociale.
“Prania e mediave sociale gjatë një pandemie, është një kombinim që nuk është provuar më parë. Asnjë nuk do e parashikonte që unë dhe doktor Fauci do të ishim kaq të spikatur tek këto teori djallëzore, që thonë se kemi krijuar pandeminë apo po përpiqemi të përfitojmë”, shprehet Gates, transmeton Scan.
Gates, një miliarder që u tërhoq nga posti i kryetarit të Microsoft në vitin 2014, ka premtuar nëpërmjet fondacionit Bill dhe Melinda Gates të paktën 1.75 miliardë dollarë për reagimin botëror ndaj pandemisë. Kjo përfshin mbështetje për disa prodhues të vaksinave, si dhe për trajtime të mundshme, përcjell albinfo.ch.
Që kur pandemia nisi një vit më parë, miliona teori konspirative janë përhapur në internet, duke nxitur keqinformim mbi koronavirusin, origjinën dhe motivet e atyre që po e luftojnë.
Këtu përfshihen pretendime se Fauci dhe Gates kanë krijuar pandeminë për të kontrolluar njerëzit, po përpiqen të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se do përdorin vaksinimin për të future mikroçipe tek njerëzit. “A besojnë me të vërtetë njerëzit te këto gjëra?”, pyeti Gates.
Ne duhet të edukohemi mbi këtë përgjatë vitit dhe të kuptojmë se si ndryshon sjelljen e njerëzve dhe se si mund ta kishim parandaluar.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse