Lajme
Mërgimtarët: Diaspora gjithmonë e rëndësishme në Zgjedhjet në Kosovë
Aeroporti i Prishtinës të shtunën ishte i vërshuar nga një numër i madh i mërgimtarëve
Aeroporti i Prishtinës ishte i vërshuar nga mërgimtarët të shtunën, shumë prej tyre nga Zvicra, raporton albinfo.ch nga vendi i ngjarjes.
Shumë kishin ardhur vetëm për të votuar, por disa edhe për të votuar dhe vizituar familjen.
Po ashtu një çift i ri nga Gjakova, Atdhe dhe Besarta Jetishi të cilët jetojnë në Zvicër, kishin zgjedhur të vijnë për të votuar dhe vizituar Kosovën këto dite. Të dy u shprehën se “Diaspora ka pasur dhe gjithmonë do të ketë rol të rëndësishëm në Zgjedhjet në Kosovë”, ndërsa Atdheu tha se kanë zgjedhur të vijnë për të votuar në vendlindje, pasi që votimit me postë nuk po i besojnë.

Bashkatdhetari Riza Muriqi nga Peja, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës, tha se ka ardhur në Kosovë edhe për arsye tjera, por edhe për të votuar. “Kemi ardhur për zgjedhje, për qejf, e për tana… do të qëndrojmë në Kosovë një javë, e bashkatdhetarët e Zvicrës janë vendimtarë për këto zgjedhje”, kështu u shpreh ai për albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














