Lajme
Kryeministri i Britanisë bën thirrje për traktat global mbi pandeminë
Kryeministri britankm Boris Johnson, sugjeroi të hënën se ai do të mbështeste një traktat global mbi pandeminë që do të vendoste standarde për ndarjen e të dhënave dhe transparencën.
Zoti Johnson i bëri komentet gjatë konferencës së tij të radhës për shtypin mbi koronavirusin nga zyra e tij në Londër, ndërsa u pyet lidhur me përfundimet e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vizitoi qytetin Wuhan në Kinë, për të hetuar burimin e pandemisë së koronavirusit.
Të premten John Sullivan, këshiltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, publikoi një deklaratë ku thuhej se ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden ka respekt për OBSH-në dhe ekspertët që punojnë për atë organizatë, ai shprehu “shqetësime të thella” lidhur me gjetjet fillestare të ekipit hetues mbi koronavirusin dhe ngriti pikëpyetje lidhur me procesin e përdorur për të arritur në ato përfundime.
Administrata e Presidentit Biden i ka bërë thirrje Kinës që të vërë në dispozicion të botës të gjitha të dhënat fillestare mbi shpërthimin e virusit, në mënyrë që bota ta kuptojë më mirë pandeminë dhe të përgatitet për të ardhmen.
Kryeministri britanik Johnson shprehu mbështetjen për qëndrimin amerikan dhe thirrjen e administratës së Presidentit Biden për transparencë. Ai tha se do të shkonte në tej dhe do të mbështeste një traktat global mbi pandeminë që do të krijonte një marrëveshje të përgjithshme mbi mënyrën se si do të ndaheshin të dhënat sigurimin e transparencës.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel hodhi idenë për traktatin botëror për pandeminë nëntorin e shkuar në Forumin e Paqes në Paris. Një traktat i tillë mund të funskionojë me pjesmarrjen e organizatave të Kombeve të Bashkura, grupeve të shoqërisë civile dhe agjencive joqeveritare.
Në rastin e një pandemie shtetet që do të nënshkruanin një traktat të tillë, do të krijonin një sërë standartesh dhe udhëzimesh që rregullojnë mënyrën e ndarjes së të dhënave me pjesën tjetër të botës, raporton VOA, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google










