Kosova
27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht që do të shqyrtohen
Së fundmi, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka dhënë detaje në lidhje me votat me kusht.
“Nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe, atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së.
Po ashtu, sipas Ahmetaj, materialet nga 101 vendvotime janë vendosur në karantinë, pasi sipas tij, ka parregullsi.
Ai thotë se shumica e këtyre parregullsive lidhen me votat me kusht dhe në disa raste edhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së thotë se raportet janë të orës 12:00 të datës 18 shkurt.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














