Lajme
Rashiq: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar
“Grupi i personave që e ka pritur djalin tim pas shkollës, një ditë më herët ka publikuar në Facebook dhe Instragram, postime ku thuhej ‘nesër prehet shiptari’ dhe ‘kush do ta mbijetojë të hënën do të tregojë për të’”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nenad Rashiq, lideri i Partisë Demokratike Progresive. Ai ka shtuar se këto postime do t’i bëjë publike në një konferencë për media.
Djali i Rashiqit, Nikolla është sulmuar të hënën, më 22 shkurt, në Llapnasellë të Graçanicës, komunë e banuar me shumicë serbe.
Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për REL, ka konfirmuar se në këtë “rrahje masive kanë marrë pjesë nxënës të shkollës së mesme, por edhe disa persona të tjerë” dhe se një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe më pas është dërguar në spital.
Për këtë rast, Policia ka ndaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe një person të mitur. Ndaj tetë personave është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për shkak se ata dyshohen se kanë marrë pjesë në rrahje.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë për mediat në Prishtinë se Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të ndaluarve.
Djali i Nenad Rashiqit, Nikolla, 18 vjeç, është nxënës i vitit të fundit të gjimnazit në Llapnasellë dhe sulmi ndodhi derisa ai ishte duke dalë nga shkolla.
Drejtori i gjimnazit, Dejan Deniq tha për Radion Evropa e Lirë se Nikolla nuk ka qenë “tinejxher problematik”.
“Sipas informatave që i kemi, rrahja ka ndodhur për shkak të disa arsyeve private, që nuk kanë të bëjnë me shkollën”, tha ai.
Nenad Rashiq thotë për REL se grupi i të rinjve e kanë pritur djalin e tij para shkollës dhe së pari kanë filluar që ta fyejnë dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht, duke e rrahur me “boks të hekurit” në kokë.
“I janë afruar djalit tim dhe i kanë thënë ‘çka bën tash, ti shiptar'”, tregoi Rashiq.
“Shiptari” është term pezorativ që përdoret në gjuhën serbe ndaj shqiptarëve.
Nikollës i është thyer nofulla dhe tri dhëmbë.
“Djali im ishte caku. Sipas mendimit tim, kjo ishte tentim-vrasje”, thotë Rashiq.
Ai mendon se e gjithë kjo është “pasojë e kundërshtimit të tij shumëvjeçar ndaj presioneve politike”.
Ndryshe, Rashiq është kundërshtar politik dhe kritik i zëshëm i Listës Serbe, subjekt politik në Kosovë, që prej formimit më 2013, është i vetmi përfaqësues i komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ky subjekt gëzon mbështetje të plotë të Beogradit zyrtar, por edhe të shumicës së trupit elektoral të komunitetit serb në Kosovë.
Rashiqi disa herë është kritikuar nga Lista Serbe dhe zyrtarët në Serbi për qëndrimet e tij. Ditëve të fundit ai ka folur hapur se si Lista Serbe po u bën presion votuesve serbë për të votuar për Adrijana Hoxhiqin dhe subjektin e saj “Komuniteti i Bashkuar”, duke ua privuar rivalëve politikë boshnjakë përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës./REL
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut ETH-të në Cyrih dhe Lozanë duhet të kursejnë para. Këshilli Federal vendosi së fundmi uljen e...
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve