Kosova
Reagime të shumta ndaj sulmit fizik të gazetari Visar Duriqi
Gazetari Visar Duriqi nga Insajderi, është sulmuar të mërkurën mbrëma nga disa persona të panjohur.
Gazetari Duriqi është trajtuar në spital meqë ka dhëmbët dhe hundën e thyer nga pasojat e sulmit.
Policia tha se “në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, por nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të sulmit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëri thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të ndriçojnë këtë rast, “i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias”.
Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit të rëndë që i është bërë gazetarit Visar Duriqi.
“Visar Duriqi është një prej gazetarëve ma të mirë e ma të guximshëm që ka Kosova. E tronditur me sulmin që i ishte organizuar mbrëmë. Organet e rendit duhet sa më parë të sjellin para drejtësisë sulmuesit dhe nxitësit e tyre. Dhuna ndaj gazetarëve nuk guxon të kalojë në normalitet” është shprehur, Çitaku.
Nga ana tjetër Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi.
“Lajme të tilla sikur për sulmin e lëndimin e rëndë të gazetarit Visar Duriqit mos lexofshim kurrë”, shkruan Kurti.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Visa Duriqi.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, Pacolli tha se sulmi i organizuar qyqar ndaj gazetarit është këmbanë alarmi për të gjithë.
“Sulmi i organizuar qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi është këmbanë alarmi për të gjithë. Ai u rrah vetem se shprehi mendimet e tij.
Nëse nuk veprohet shpejt me tërë forcën e ligjit, liria e këtij vendi është duke u cënuar”, ka shkruar Kreu i AKR-së.
Po ashtu, edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e ka dënuar sulmin e kryer ndaj gazetarit Visar Duriqi.Sipas saj, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme të drejtpërdrejta ndaj demokracisë.“U bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më parë të ndriçojnë këtë rast në mënyrë që kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar”.
Gjithashtu edhe Blerta Deliu e PDK-së, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.
“Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është sulm ndaj gjithë shoqërisë sonë. Sulme të tilla dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias dhe janë sulme direkte mbi interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve. Institucionet përgjegjëse duhet ta hetojnë urgjent këtë rast, të identifikojnë autorëve dhe të zbulojnë motivet e sulmit, dhe po ashtu që të merren masa ligjore efikase”.
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz














