Lajme
Kuriozitetet për kantonet zvicerane
Kantonet luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën zvicerane. Por çfarë bëjnë konkretisht dhe çfarë fuqish kanë? Lexoni për të mësuar më shumë
Ekzistojnë tre nivele të pushtetit në Zvicër
Zvicra është një federatë me tre nivele të pushtetit shtetëror: Konfederata, kantonet dhe, së fundmi, komunat, të cilat janë njësia më e vogël politike në vend.
Të gjithë kantonet gëzojnë status të barabartë
Federata Zvicerane është e përbërë nga 26 kantone, të cilat janë paksa si shtetet në SH.B.A. Flamujt dallues të kantoneve (të cilët janë të gjithë katrorë si flamuri kombëtar i Zvicrës) mund të shihen kudo që nga ndërtesat publike deri te targat e makinave, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Zviceranët janë shumë besnikë ndaj kantoneve, të gjitha kanë identitetin e tyre unik, historinë, traditat dhe madje edhe festat publike.
Në vitin 2017, Cyrihu kishte popullsinë më të madhe me pak më shumë se 1.5 milion banorë, ndërsa në skajin tjetër të shkallës Appenzell Innerrhoden kishte rreth vetëm 16,100 banorë. Graubünden është më i madhi për sa i përket kilometrave katrorë (7,105 km2), ndërsa Bazeli është më i vogli (vetëm 37 km2).
Sidoqoftë, pavarësisht nga ndryshimet në popullsi, të gjitha 26 kantonet e Zvicrës kanë status dhe të drejta të barabarta sipas kushtetutës, përcjell tutje albinfo.ch.
Për të siguruar që zërat kantonalë të dëgjohen në parlamentin kombëtar zviceran, të gjithë kantonet dërgojnë dy përfaqësues në senatin zviceran, me përjashtim të ish-gjysmë kantoneve (të tilla si Appenzell Innerrhoden dhe Appenzell Ausserrhoden) që dërgojnë një secili.
Në dhomën e ulët të parlamentit zviceran, përkundrazi, vendet zgjedhore caktohen sipas popullsisë kantonale.
Kantonet kanë fuqi të gjera
Sipas kushtetutës zvicerane, Konfederata “ndërmerr vetëm detyra që kantonet nuk janë në gjendje t’i kryejnë ose që kërkojnë rregullim uniform nga Konfederata”.
Për shembull, Konfederata merr drejtimin e çështjeve, duke përfshirë politikën e jashtme, mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, si dhe politikat doganore dhe monetare.
Ka një numër fushash – siç është arsimi i lartë – ku pushteti ndahet.
E rëndësishmja, ligji kantonal nuk duhet të kundërshtojë legjislacionin federal.
Sidoqoftë, kantonet kanë një rol të madh në çështjet kryesore duke përfshirë buxhetin, sistemet politike dhe taksat e tyre. Ata gjithashtu kryejnë detyra që komunat nuk janë në gjendje të kryejnë.
Në përgjithësi, komunat administrojnë sistemin shkollor lokal dhe rrugët lokale së bashku me planifikimin dhe taksimin vendor, përcjell tutje albinfo.ch.
Ju do të keni kontakt me autoritetet tuaja kantonale
Nëse jeni i huaj që jetoni në Zvicër, do të keni kontakt me autoritetet kantonale kur bëhet fjalë për lejet e punës. Këto lëshohen nga kantonet dhe në rastin e lejeve B (rezidentë të huaj), ju mund të jetoni vetëm në kantonin ku është lëshuar leja juaj.
Ju gjithashtu do të keni nevojë të kontaktoni kantonin tuaj për çështje makine dhe leje drejtimi, ndërsa ka të ngjarë të keni kontakte edhe me kantone nëse po aplikoni për nënshtetësi zvicerane. Për këtë çështje të fundit, kantonet dhe komunat shpesh kanë proceset e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut