Kosova
Pas numërimit të votave të rregullta dhe me kusht, VV-ja mbetet me 56 ulëse në Kuvend
Numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta vetëm ka përforcuar pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo parti, deri tash ka të siguruara 56 ulëse në Kuvend, teksa ka nisur numërimi i mbi 56 mijë votave të ardhura me postë.
VV-ja në zgjedhjet e muajit të shkuar pati marrë 47.85 për qind të votave, nga numërimi i mbi 791 mijë votave të rregullta. Pas numërimit të edhe mbi 29 mijë votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, VV-ja është ngritur në 47.94 për qind. Nga këto 29 mijë e 490 votat me kusht, VV-ja mori 14 mijë e 939, apo 50.6 për qind.
Rënie të lehtë kanë pasur të gjitha partitë e tjera. Partia Demokratike e Kosovës, pas llogaritjeve të votave të rregullta dhe atyre me kusht, ka 17.38 për qind të votave, apo 20 ulëse në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës në votat me kusht ka marrë më pak se 10 për qind, dhe kjo ka bërë që ajo të bjerë në votat e përgjithshme në më pak se 13 për qind. Kjo parti deri tash ka saktësisht 12.95 për qind të votave. Me përllogaritjen “Sainte-Lague” që përdoret për ulëset në Kuvendin e Kosovës, kjo parti do të marrë 15 ulëse.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas numërimit të 820 mijë e 778 votave të rregullta dhe me kusht, ka marrë 60 mijë e 910 vota, apo në përqindje 7.42 për qind. AAK-ja deri tash ka të siguruara 9 ulëse në Kuvend.
Nisma mbetet jashtë Kuvendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët















