Lajme
Spitali i Zugut, nga 1200 franga “bonus të koronës” për të gjithë stafin
Për "performancën e jashtëzakonshme", të gjithë pjesëtarët e stafit fitojnë një bonus deri në 1200 franga me pagën e tyre të marsit
Spitali Kantonal i Zug-ut u paguan punonjësve të tij një bonus për punën e tyre gjatë pandemisë së koronës në dymbëdhjetë muajt e fundit, shkruan agjensia e lajmeve Keystone-SDA
Në veçanti, vala e parë e pandemisë kishte goditur rëndë këtë spital, transmeton albinfo.ch. Kjo e kishte detyruar bordin të hapte një njësi të dytë të kujdesit intensiv, thuhet në njoftimin nga ky spital.
Ndërkaq, falë përpjekjeve të punonjësve, pothuajse të gjitha ndërhyrjet (operacionet) që ishin shtyrë për shkak të pandemisë, është arritur të bëhen ndërkohë.
Për “performancën e jashtëzakonshme”, të gjithë pjesëtarët e stafit fitojnë një bonus deri në 1200 franga me pagën e tyre të marsit, pavarësisht nga vendi i punës.
Kjo është vendosur nga bordi i drejtorëve së bashku me menaxhimin e spitalit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













