Lajme
Pse ka mosbesim ndaj vaksinës AstraZeneca në Gjermani ?
Është bërë e ditur se me miliona doza të vaksinave AstraZeneca janë grumbulluar në frigoriferët e Gjermanisë dhe nuk përdoren. Shkaku është një përzierje mes mosbesimit ndaj vaksinës britaniko-suedeze dhe politikës së ngurtë të vaksinimit, përcjell albinfo.ch.
Use it or lose it… kështu titullonte të hënën gazeta britanike “Metro” një artikull për politikën e vaksinimit në Gjermani. Shkak ishte lajmi që vinte nga Gjermania javën e kaluar se tashmë një milion doza me AstraZeneca po rrinin të papërdorura në frigoriferët e Gjermanisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gjermanisë, prodhuesit kanë dërguar 1,7 milionë doza qysh javën e kaluar dhe po dërgojnë gjatë kësaj jave edhe 1,8 milionë të tjera. Deri tani nuk janë përdorur as 15 për qind të vaksinave AstraZeneca.
Nga ana tjetër, një nga arsyet është mosbesimi ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila thuhet se nuk e ka efektin e duhur ndaj mutantit afrikanojugor, çfarë e ka detyruar qeverinë afrikanojugore që të mos e përdorte më vaksinën britaniko-suedeze. Por virologu i mirënjohur gjerman, Christian Drosten, tha të martën në një takim virtual ekspertësh se kjo nuk vlen për Gjermaninë. “Ne nuk mund të themi që tani se sa do të përhapet mutanti afrikanojugor në Gjermani”, tha Drosten. Leif Erik Sander, gjithashtu profesor në Klinikën Universitare Charite, tha se AstraZeneca, sikurse edhe dy vaksinat e tjera Biontech/Pfizer dhe Moderna është “në përgjithësi një vaksinë shumë e sigurt”.
Por nuk është vetëm imazhi i cenuar i AstraZenecës, shkak për mospërdorimin e vaksinës. Është edhe rregullorja e vaksinimit në Gjermani, e cila është tepër strikte. Ajo u jep përparësi moshave të larta, ndërkohë që vaksina AstraZeneca është licencuar për grupmoshat nga 18 deri në 65 vjeçare. Edhe sistemi i vaksinimit është organizuar në mënyrë shumë burokratike dhe nuk lejon fleksibilitet, nëse për shembull dikush nuk paraqitet për të bërë vaksinën, kritikojnë ekspertët.
Niveli i vaksinimit, ende i ulët
Aktualisht në Gjermani përdoren përafërsisht 180 000 doza vaksinash në ditë, pjssa më e madhe e të cilave janë nga Biontech dhe Moderna. Deri më 1 mars, janë vaksinuar plotësisht (edhe me dozën e dytë) 2.159.412 persona (pra 2,6 % për qind e gjithë popullsisë). Ndërsa gjithsej numri i personave që kanë marrë nga së paku një vaksinë ishte 4.234.952.
Ndërkohë, sipas burimeve të radiotelevizionit publik gjerman, NDR, ministria e shëndetësisë ka hartuar një draft për të ndryshuar renditjen e vaksinimit. Aty parashikohet që të fillohet vaksinimi edhe për moshën nën 65 vjeçare me AstraZenecan. Duke filluar nga prilli, do të vihen në përdorim edhe ekipe ambulante vaksinimi, dhe vaksinat do të bëhen edhe te mjeku i kompanisë ose mjeku familjar.
AstraZeneca, më e mirë se të tjerat?
Studime të reja nga Skocia dhe Anglia kanë konfirmuar ndërkohë se AstraZeneca është madje më e efektshme në parandalimin e infektimit me Covid19. Ekzistencën e këtyre studimeve i konfirmoi në një intervistë për radiotelevizionin publik gjerman, SWR, Thomas Mertens, kryetari i komisionit të përhershëm të vaksinave.
Mertens tha gjithashtu se Komisioni po shqyrton mundësinë e licencimit të AstraZenecas edhe për grupmoshat më të larta. Për AstraZenecan ai tha se “vaksina nuk e meriton këtë imazh kaq të keq”. /DW
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














