Kosova
Dezinformimi në Shqipëri dhe Kosovë, rrezik për sigurinë kombëtare
Komisioni i politikave të Jashtme të Parlamentit Europian ka publikuar së fundmi një studim mbi lajmet e rreme dhe dezinformimin në Ballkanin Perëndimor dhe identifikimin e mënyrave për ti eleminuar ato.
Për sa i përket Shqipërinë dhe Kosovës, raporti thekson që burimet e dezinformimit në Shqipëri janë të lokalizuara brenda vendit, ndërsa peizazhi i dezinformimit në Kosovë është veçanërisht i ndërkombëtarizuar, edhe për shkak të statusit akoma të papërcaktuar të saj, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu raporti vëren se lojtarë të huaj nuk janë dhe aq të interesuar për manipulimin e politikës së brendshme kosovare por duan që të dështojë vetë shteti i Kosovës, apo Kosova si një shtet. Ndërkohë që në Shqipëri dezinformimi është i prodhuar së brendshmi si nga origjina po ashtu dhe nga qëllimi.
Sipas raportit, prevalojnë përpjekjet e medias për të rritur audiencën – dhe të ardhurat – me anë të një raportimi sensacional, pa pasur shumë lidhje me vërtetësinë e informacionit të publikuar. Sipas analizimit të dhënave në FACEBOOK, edhe mediat më të mëdha dhe cilësore në Shqipëri shpeshherë bëhen kanale të rëndësishme për shpërndarjen lajmeve të rreme.
Raporti thekson që Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës së bashku me qeverinë shqiptare e kanë identifikuar dezinformimin si një rrezik për sigurinë dhe qeverisjen shqiptare, megjithëse vetë qeveria është akuzuar ndonjëherë për dezinformim.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













