Kosova
Meliza Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës
Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
Haradinaj-Stublla mbeti jashtë Kuvendit për shkak të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të votave me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të votave nga diaspora për deputetët e AAK-së.
Kjo pasi Flortentina Gjergjaj nga ky subjekt kishte paraqitur ankesë në PZAP për rinumërim të votave të saj dhe të Haradinaj-Stubllës.
“Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në vendimin e PZAP-it.
Në vend të Haradinaj-Stubllës tani ka hyrë Albana Bytyqi me 4,420.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve











