Lajme
Pas Zvicrës, edhe një shtet do ta ndalojë burkën
Do të mbyllen mbi 1.000 medrese
Pas Zvicrës edhe shteti i Siri-Lankës do ta ndaloj veshjen e burkave. Një ministër i Sri-Lankës tha të shtunën se vendi i tij do ta ndalojë veshjen e burkave dhe do të mbyllë më shumë se një mijë shkolla islame, përcjell albinfo.ch.
Ministri për Siguri Publike, Sarath Weerasekera, në një konferencë për gazetarë tha se ka nënshkruar një dokument të premten për miratimin nga ana e kabinetit qeveritar për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës që praktikohet nga disa gra myslimane me arsyetimin se ky vendim e mbron sigurinë kombëtare.
“Në ditët tona të hershme, gratë dhe vajzat myslimane kurrë nuk kanë veshur burka. Ajo është shenjë e ekstremizmit fetar që ka ndodhur së voni. Ne përfundimisht do ta ndalojmë atë”, deklaroi ky ministër.
Ndërkohë përpos ndalimit të burkgës, Weerasekera tha se qeveria po e planifikon mbylljen e më shumë se 1.000 medreseve, për të cilat tha se janë duke i shkelur politikat kombëtare të edukimit.
“Askush nuk mund të hapë një shkollë dhe t’u mësojë fëmijëve gjithçka që dëshiron”, tha ai.
Përdorimi i burkës në shtetin me shumicë budiste ishte ndaluar përkohësisht në vitin 2019 pas sulmeve me bomba në kisha dhe hotele nga militantët islamikë, me ç’rast kishin mbetur të vrarë mbi 250 persona, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Më vonë gjatë atij viti, Gotabaya Rajapaksa, i njohur për shtypjen e një kryengritjeje të gjatë në veri kur ishte ministër i Mbrojtjes, u zgjodh president i vendit. Ai premtoi se do ta shtypte ekstremizmin.
Rajapaksa është akuzuar për shkelje të shumta të të drejtave gjatë luftës, ndonëse i ka mohuar akuzat.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











