Lajme
Aksion për mbrojtjen e Lumit Vjosa, në Tiranë, Berlin, Paris e Bruksel
Aktivistët janë mobilizuar edhe njëherë në një fushatë të gjerë për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe të gjitha degëve të tij.
Aksioni sot u mbaj paralelisht në katër kryeqytete europiane, Tiranë, Bruksel, Paris dhe Berlin.
Në sheshin “Skënderbej” u vendos një banderolë e madhe me mesazhin: “Vjosa Park Kombëtar, tani!”
“Kjo është një nga nismat e radhës, mesazh sensibilizues që ka si fokus shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe degëve të saj. Është një aksion që po ndërmerret njëkohësisht në katër qytete europiane, në Berlin, Bruksel, Paris dhe Tiranë. Imazhet e këtyre mesazheve do të dërgohen në 22 mars në Parlamentin Europian, që është dhe Dita Ndërkombëtare e Ujit. Falenderojmë Presidentin për mbështetjen e vazhdueshme”.
Vetë Presidenti që e ka mbështetur fort këtë kauzë, nënvizoi edhe njëherë se Vjosa është një pasuri jo vetëm për Shqipërinë por mbarë kontinentin europian, raportojnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Meta: Është detyrim për mua si President që të jem në përkrahje të vendosur të shoqërisë civile, organizatave për mbrojtjen e mjedisit dhe të gjithë trashëgimisë dhe pasurisë natyrore të vendit tonë por njëkohësisht të jem në sintoni të plotë me 36 organizata europiane dhe botërore të cilat janë bashkuar në këtë iniciativë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe që kërkojnë shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe gjithë degëve të këtij lumi.Është një pasuri jo vetëm kombëtare por një pasuri e rrallë për kontinentin tonë që duhet mbrojtur nga çdo propjekt që e cënon atë dhe është dëmtuar jo pak deri tani. Jemi ende në kohë për të parandaluar çdo dëmtim tjetër që do të ishte i parikuperueshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












