Kosova
Abdixhiku, nesër në takim me Kurtin dhe Osmanin
Nesër, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti, do të presin në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të vendit, përcjell albinfo.ch.
Takim ky i cili do të mbahet në orën 14:30, kështu ka treguar ditë më parë Abdixhiku.
Një ditë para takimit, Abdixhiku mblodhi deputetët e LDK-së që do të jenë pjesë e legjislaturës së tetë. Për çka zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ishte vetëm takim konsultativ me kryetarin e sapozgjedhur të kësaj partie rreth seancës për konstituimin e legjislaturës së tetë më 22 mars.
Ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të mbështesë kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit. Madje, nuk dihet nëse deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i vendit. Këto i ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së që zgjati rreth gjashtë orë.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit që kishte me Kurtin e Osmanin deklaroi për media se është në përgjegjësinë e fituesve të zgjedhjeve të gjejnë formulën për ta zgjedhur presidentin.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













