Lajme
Michael Davenport, shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë
Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë emërohet diplomati britanik, Michael Davenport
Diplomati britanik, ambasadori Michael Davenport, mori sot detyrën e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
“OSBE-ja ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë. Është privilegj të udhëheqësh një ekip të fortë që sjell ekspertizë dhe përvojë të jashtëzakonshme në të gjitha këto fusha. E mirëpres punën në partneritet me të gjitha palët e interesit për zbatimin e mandatit të Misionit”, ka thënë Davenport.
Në njoftimin për media të OSBE-së thuhet se ambasadori Davenport ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Serbi nga viti 2013 deri 2017 dhe si ambasador britanik në Serbi nga viti 2010 deri më 2013.
Mes viteve 2007 dhe 2010 ka shërbyer si Drejtor për Rusinë, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar.
Nga viti 2017 Ambasadori Davenport ka shërbyer si ambasador britanik në Kuvajt.
Davenport, një avokat i kualifikuar britanik dhe diplomat, ka përvojë në mbikëqyrjen e programeve në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të pakicave dhe qeverisjes së mirë.
Ai është shefi i tetë me radhë i Misionit të OSBE-së në Kosovë që nga themelimi në vitin 1999 dhe e pason ambasadorin Jan Braathu nga Norvegjia.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025













