Lajme
AstraZeneca konfirmon efikasitetin e lartë të vaksinës së saj
Në njoftim të fundit, kompania AstraZeneca ka përditësuar shkallën e efikasitetit të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 76 për qind. Vendimi vjen derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian përmes një samiti më 25 mars synojnë të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies nën kontroll të pandemisë, përcjell albinfo.ch.
AstraZeneca kishte rillogaritur të dhënat nga një studim i SHBA-së dhe arriti në përfundimin se vaksina është 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19. Përfundimi i ri erdhi pasi një panel i pavarur amerikan akuzoi AstraZeneca-n se nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të duhur të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksina e saj.
Aty u tha se kompania kishte shmangur disa raste të COVID-19 që ndodhën gjatë studimin dhe kjo mund të minojë besimin në shkencë.
AstraZeneca tha se ka në plan të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA në javët e ardhshme.
Kompania përsëriti gjithashtu se vaksina, e cila u zhvillua me Universitetin e Oksfordit, ishte 100 për qind efektive kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes. AstraZeneca tha se vaksina ka treguar 85 për qind efikasitet tek të rriturit 65 vjeç e lart.
Vaksina AstraZeneca shihet si thelbësore në trajtimin e përhapjes së COVID-19 nëpër botë sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u transportuar sesa vaksinat e tjera.
Kompania u përball me probleme në fillim të këtij muaji, kur disa vende pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës së saj, pas shqetësimeve të mpiksjes së gjakut në një numër të vogël njerëzish.
Pezullimet u hoqën pasi rregullatori i barnave të BE-së tha se vaksina ishte e sigurt.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike















