Koronavirusi: çast pas çasti
Angli: Kufizime deri në qershor, më pas Covid trajtohet si grip sezonal
Pasi Anglia t’u japë fund kufizimeve në qershor të këtij viti, ato do të shndërrohen në diçka që do t’i takojnë thjesht së shkuarës, sepse do ta trajtojë atë thjesht si një grip sezonal në të ardhmen, shprehet Prof. Chris Whitty
Zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë tha se vendit do t’i duhet të mësojë të jetojë më virusin, duke theksuar se rreth 25,000 njerëz mund të vdesin gjatë një viti si pasojë e një gripi sezonal, pa bërë që këto shifra të publikohen dhe të mbushin kryetitujt e mediave më në zë.
“Është e qartë se ne do të duhet ta menaxhojmë atë në një moment të caktuar, pothuajse në të njëjtën mënyrë që ne menaxhojmë edhe një grip të zakonshëm. Edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me një sëmundje sezonale, shumë e rrezikshme që vret mijëra njerëz dhe që shoqëria ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ta menaxhuar”, tha ai.
Gjatë një uebinari të mbajtur së fundmi, Z. Whitty tha se ambicia e qeverisë ishte që të reduktojë në nivelin më të ulët të mundshëm numrin e vdekjeve nga Covid por paralajmëroi se shoqëria nuk do të tolerojë kufizime gjithëpërfshirëse për të parandaluar shifra të ngjashme të shkaktuara nga një grip sezonal.
“Ne duhet të arrijmë të gjejmë një ekuilibër që do ta mbajë atë në nivele të ulëta, të minimizojmë numrin e vdekjeve sa më shumë të mundemi, por në një mënyrë sipas së cilës të jetë dakord edhe e gjithë popullata, si në rastin e bërjes së vaksinës, gjë kjo që nënkupton reduktimin e nivelit të vdekshmërisë por në të njëjtën kohë nuk minimizon edhe ndikimet ekonomike dhe sociale në popullatë”.
Boris Johnson ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se udhërrëfyesi i tij për largimin nga masat kufizuese do të sigurojë një rrugë “të kujdesshme, por pa kthim pas” , e cila do të ndikojë në rifitimin e lirive tona.
Përhapja e shpejtë e programit më të madh të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar të japë frytet e saj në drejtim të minimizimit të infektimeve të reja, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga koronavirusi. Numri i vdekjeve në ditë nga Covidi ka shënuar një rënie drastike nga 81,570 raste në 29 dhjetor të 2020 në 4,479 raste në 24 orët e fundit.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












