Uncategorized
Ambasada e Britanisë u bën thirrje kosovarëve të vaksinohen
Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Shëndetësisë, ku bëhen të ditura detaje për procesin e vaksinimit në vend.
Me këtë rast, ambasada e ka pasur edhe një thirrje për qytetarët që të vaksinohen.
Në postimin që e ka bërë ditë më parë MSH-ja thuhet se mbi 700 profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar atë ditë me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësorë do të vazhdojë me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim. Ekipet shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në postimin e MSH-së.

Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike














