Muzikë
Loredana, vjen për herë të parë me këngë në gjuhën shqipe
Loredana, këngëtarja shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, thuajse të gjitha projektet deri më tani i ka publikuar në gjuhën gjermane, transmeton albinfo.ch.
Ajo po vazhdon të jetë shumë e kërkuar edhe në tregun muzikor shqiptar.
Artistja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, këtë herë do të vijë me një këngë tërësisht në shqip.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory, të cilin fillimisht e publikoi në TikTok.
“Nëse don don don, baby hajde me mu”, thotë në një pjesë të prezantuar nga projekti. Duket se mezi po pritet nga fansat që ka në trojet shqiptare, reagimet e të cilëve ishin shumë pozitivë.
Loredana po ashtu ka nisur punën edhe për një album të ri, në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik, me të cilin është ribashkuar sërish.
View this post on Instagram
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












