Lajme
Francezët mund të marrin me qira veturë elektrike për 5 euro në ditë
Është bërë e ditur se bashkëpunimi midis zinxhirit të njohur të supermarketeve në Francë E.Lecerlc dhe Renault Group, tashmë ka dhënë frytet e para, katër muaj pas firmosjes së marrëveshjes midis dy gjigantëve francezë, përcjell albinfo.ch.
Klientët e E.Leclerc do të mund të marrin me qira veturat elektrike Dacia Spring për vetëm pesë euro në ditë, pa llogaritur këtu shpenzimet dhe mirëmbajtjen.
Njësitë e Dacia Spring do të jenë në dispozicion për t’i marrë me qira në 510 përfaqësi të E.Leclerc në Francë.
Vlen të theksohet se Dacia prodhohet në Rumani, por është blerë nga Renaulti tash e sa vjet.
Deri në fund të pranverës, të gjitha njësitë e porositura të Dacia Spring dhe Renault ZOE do t’i dorëzohen kompanisë E. Leclerc.
Me një euro më shumë në ditë, mund të merret Renault Zoe.
Regjistrimi i të interesuarve për këto shërbime është hapur më 20 mars.
Më 12 tetor të vitit të shkuar, E.Leclerc njoftoi se në dy vjetët e ardhshme synon të zgjerojë numrin e stacioneve të mbushjeve për vetura elektrike në 5.000, kurse deri më 2025 në 10.000.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar Gati 96% e përfitimeve të papunësisë që duhet të paguhen që nga fillimi i vitit për... -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër













