Kuriozitete
Hackerat në aksion, informacione të shumta në “tregun e zi”
Është vjedhja më e madhe e të dhënave publike të profileve të Linkedin. Platforma e njohur ka pohuar se hacker ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin informacionet bazë të pothuajse çdo profili të tyre, rreth 500 milionë në 600 milionë anëtarët total.
Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për fjalëkalimin, ose chatet personale, por për ato të dhëna bazë, si emri, numri i telefonit, emaili si dhe detaje të CV-së, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Të dhëna pak a shumë publike dhe që nuk rrezikojnë profilin, por që të shitura siç po ndodh në tregun e zi të webit, atë që ekspertët quajnë “dark web”, mund të përdoren teorikisht jo vetëm për arsyeje komerciale, por edhe për arsyeje kriminale.
Metoda e vjedhjes ka qenë me një modalitet i quajtur teknikisht “scrapping”, pra një tërheqje e të dhënave përmes një programi specifik. Paketa e të dhënave shitet tashmë në forumet e hackerave me një çmim rreth 1800 dollarë.
Ekspertët dhe vetë Linkedin thotë se ndërrimi i fjalëkalimit mund të mos jetë e nevojshme, por këshillojnë të bëhet kujdes kur vërehet rritja e kërkesave nga profile që, në fakt, nuk njihen aspak.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026













