Lajme
Mesazhi i Ramazanit 2021 nga kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër
Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit 2021
Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Urimi i plotë në vijim:
Të nderuar vëllezër e motra!
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër njofton besimtarët myslimanë se të martën, më 13 prill 2021, do të kemi ditën e parë të muajit të Ramazanit të vitit 2021 / 1442. Ky është ramazani i 1440 që kur Allahu i Lartë ia zbriti Muhammedit a.s. ajetin e Kur’anit: „O ju që keni besuar, ju është bërë obligim agjërimi, sikur që u qe obligim edhe popujve përpara jush, ashtu që ju të bëheni të devotshëm, të vetëdijshëm.“ (Bekare, 183).
Njeriu jeton me balasin ndërmjet arsyes, shpirtit e pasionit, gjegjësisht nevojave fizike, ndërsa balancuesi më i mirë i të gjitha këtyre është sinqeriteti dhe devocioni, e që këtë të fundit e arrijmë, pa dyshim, përmes agjërimit. Me fjalë të tjera, përmes agjërimit dhe nënshtrimit ndaj Zotit të Lartë, arrihet deri te bashkimi i shpirtit dhe trupit.
Besimtarë të respektuar!
Përpara nesh është një muaj i madh dhe me vlera të shumta, brenda të cilit kemi ibadete të ndryshme. Në këtë muaj kulmojmë më agjërimin e ditëve të tij, ndërsa netët i kalojmë me iftare e me teravi. Leximet e Kur’anit, dhikret e duatë, syfiret e iftaret, nata e kadrit dhe sadekaja e fitrit, të gjitha këto na ndihmojnë për të krijuar vetëdiciplinën dhe rendin e bukur të jetës sonë.
Ramazani me ibadetet e tij e mëson njeriun se ai nuk jeton i vetëm në këtë botë, porse, rreth tij, ekzistojnë njerëz dhe gjëra që ai duhet t’i dijë dhe t’i njohë.
Me zemër të mirë ua urojmë muajin e bekuar të Ramazanit, me lutje te i Madhi All-llah, që jetën tonë ta bëjë të lehtë, shëndetin të na e ruaj plotësisht, si dhe na dhurojë suksese në punët tona. Në mënyrë të veçantë, së bashku më urimin, lutemi edhe për përmirësimin e shëndetit të të sëmurëve, për forcimin e të dobëtëve, si dhe për përmirësimin e lidhjeve tona familjare, farefisnore e miqësore.
Zoti ynë, për hatër të Ramazanit, ruaji xhamitë tona, besimtarët e besimtaret, muslimanët mbarë, si dhe të gjithë njerëzit e botës. Me mëshirën e Ramazanit dritësona mendjet tona, me magfiretin e tij lehtësona shpirtrat tanë, si dhe me faljen e madhe të tij, çlirona nga çdo siklet i kësaj bote dhe botës tjetër! Amin!
Për hajr muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i pranverës sonë shpirtërore. Paçim ditë dhe netë të begata ramazani!
Me respekt dhe sinqeritet të thellë!
Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













